Neni 323
"Afati i hetimeve paraprake (Ndryshuar pika 1 dhe 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Brenda përfundimit të afatit ligjor të hetimeve, prokurori vendos sipas paragrafit 6, të nenit 327, të këtij Kodi. 2. Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data ne te cilen emri i personit qe i atribuohet vepra penale eshte shenuar ne regjistrin e njoftimit te veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të këtij Kodi."