Neni 322
"Përdorimi i provave të marra (Shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Provat e marra sipas rregullave të këtij kreu mund të përdoren në shqyrtimin gjyqësor vetëm ndaj të pandehurve, mbrojtësit e të cilëve kanë asistuar në marrjen e tyre. 2. Vendimi i dhënë mbi bazën e një prove të marrë sipas rregullave të këtij kreu, në të cilin viktima nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë, nuk sjell pasoja në gjykimin civil ose administrative përveçse kur vetë viktima ka pranuar qoftë edhe në heshtje."