NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 320

"Disponimi mbi kërkesën për sigurimin e provës (Shtuar një paragraf pas pikës “1” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar një fjali në pikën 1 dhe ndryshuar shkronja “a” në pikën 2 dhe pika 2/1, shfuqizuar shkronja “b” në pikën 2 dhe ndryshuar fjalë në pikën 4, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Brenda dy ditëve nga ardhja e përgjigjes për marrjen e njoftimit për kërkesën për sigurimin e provës, gjykata merr vendim, me të cilin pranon ose rrëzon kërkesën për sigurimin e provës. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit e shqyrton ankesën brenda 10 ditëve nga dorëzimi i akteve në këtë gjykatë. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. 2. Me vendimin që pranon kërkesën gjykata cakton: a) objektin e provës dhe personat e interesuar për marrjen e saj, sipas parashikimeve të nenit 319 të këtij Kodi; b) shfuqizuar. c) datën e seancës, e cila nuk mund të kalojë një afat më të gjatë se dhjetë ditë nga data e dhënies së vendimit. 2/1. Gjykata njofton prokurorin, të pandehurin, viktimën dhe mbrojtësit të paktën dy ditë para datës së seancës dhe i njeh ata me të drejtën për të shqyrtuar dhe marrë kopje të deklarimeve që do të sigurohen. 3. Kur i pandehuri, prania e të cilit është e domosdoshme për sigurimin e provës, nuk paraqitet pa një shkak të ligjshëm, gjykata urdhëron shoqërimin e tij të detyrueshëm. 4. Kur ekzistojnë arsye të ngutshme dhe sigurimi i provës nuk mund të kryhet në rrethin e gjykatës kompetente, kjo e fundit mund të delegojë gjykatën e vendit ku duhet të merret prova."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →