NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 319

"Paraqitja e kërkesës (Shtuar fjalë në pikën 2 dhe ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa për sigurimin e provës depozitohet në sekretarinë e gjykatës bashkë me sendet e dokumentet e mundshme. Ajo u njoftohet palëve dhe personave të interesuar nga ai që e ka bërë. 2. Brenda dy ditëve nga njoftimi i kërkesës, prokurori dhe i pandehuri mund të paraqesin argumente lidhur me bazueshmërinë e kërkesës, të depozitojnë sende dhe dokumente, si dhe të tregojnë fakte të tjera që duhet të përbëjnë objekt prove dhe persona të tjerë të interesuar, sipas shkronjës “b”, të paragrafit 1, të nenit 317, të këtij Kodi. 3. Prokurori mund të kërkojë nga gjykata shtyrjen e afatit për sigurimin e provës së kërkuar nga i pandehuri, kur marrja e saj do të dëmtonte hetimet. Gjykata vendos mbi kërkesën pasi dëgjon të pandehurin dhe mbrojtësin e tij. Shtyrja e afatit nuk pranohet kur nga kjo mund të rrezikohet marrja e provës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →