NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 321

"Marrja e provës (Ndryshuar pika 3 dhe ndryshuar fjalë në pikën 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Seanca për marrjen e provës zhvillohet me pjesëmarrjen e domosdoshme të prokurorit dhe të mbrojtësit të të pandehurit. Ka të drejtë të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i viktimës. 2. I pandehuri dhe viktima kanë të drejtë të marrin pjesë kur duhet të pyetet një dëshmitar ose një person tjetër. Në rastet e tjera ata mund të marrin pjesë me autorizim paraprak të gjykatës. 3. Provat merren sipas rregullave të caktuara për shqyrtimin gjyqësor, nga e njëjta gjykatë që do të gjykojë çështjen. Përveç rasteve të parashikuara nga neni 321/1, ndalohet marrja e provave mbi faktet që kanë të bëjnë me persona që nuk përfaqësohen nga mbrojtësit në seancë. 4. Procesverbali, sendet dhe dokumentet e marra për sigurimin e provës i dërgohen prokurorit. Mbrojtësit kanë të drejtë t’i shqyrtojnë ato dhe të nxjerrin kopje të tyre."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →