Neni 318
"Kërkesa e personit të dëmtuar 1. Personi viktimë mund t’i drejtohet prokurorit që ai të kërkojë sigurimin e provës. 2. Kur nuk e pranon kërkesën, prokurori merr vendim të arsyetuar dhe vë në dijeni personin viktimë, i cili mund të bëjë ankim në gjykatë. 3. Viktima akuzuese mund t’i kërkojë gjykatës që të procedojë në sigurimin e provës para fillimit të gjykimit."