Neni 317
"Kërkesa për sigurimin e provës (Shtuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet brenda afateve për përfundimin e hetimeve ose në fillim të seancës paraprake dhe përmban: a) provën që duhet marrë dhe rëndësinë e saj për vendimin gjyqësor; b) personat ndaj të cilëve procedohet për faktet objekt prove; c) rrethanat që nuk lejojnë që marrja e provës të shtyhet për në shqyrtimin gjyqësor. 2. Kërkesa e bërë nga prokurori tregon edhe mbrojtësit e personave të interesuar në bazë të paragrafit 1, shkronja “b”, personin e dëmtuar dhe mbrojtësin e tij. 3. Dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 respektohen me pasojë mospranimi. 4. Prokurori mund të vendosë zgjatjen e hetimeve paraprake për qëllimet e sigurimit të provës."