Neni 309
"Caktimi dhe ndihma e mbrojtësit (Shtuar fjalë dhe shenja e pikësimit “,” në pikën 1 dhe fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. I pandehuri që nuk ka mbrojtës njoftohet nga prokurori se ndihmohet nga një mbrojtës i caktuar kryesisht, sipas rasteve të parashikuara nga ky Kod. 2. Mbrojtësi i zgjedhur ose i caktuar kryesisht lajmërohet të paktën njëzet e katër orë përpara kur procedohet me marrje në pyetje, këqyrje ose ballafaqim. Kur vonesa mund të dëmtojë hetimet lajmërimi i mbrojtësit bëhet urgjentisht. 3. Procesverbalet e veprimeve të kryera nga prokurori dhe nga policia gjyqësore, në të cilat mbrojtësi ka të drejtë të asistojë, depozitohen në sekretarinë e prokurorisë brenda tri ditëve nga kryerja e veprimit, me të drejtën për mbrojtësin që t’i shqyrtojë dhe të nxjerrë kopje."