NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 308

"Ftesa për paraqitje (Shtuar shkronja “d” dhe ndryshuar fjalë në pikën 4, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prokurori fton personin ndaj të cilit zhvillohen hetime të paraqitet kur do ta marrë në pyetje ose kur duhet të kryejë veprime që kërkojnë praninë e tij. 2. Ftesa për t’u paraqitur përmban: a) gjeneralitetet ose të dhëna të tjera personale që vlejnë për identifikim; b) ditën, orën dhe vendin e paraqitjes; c) llojin e veprimit për të cilin është ftuar; ç) paralajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje, pa pasur pengesë të ligjshme. d) letrën e të drejtave në formë të shkruar, sipas nenit 34/a të këtij Kodi. 3. Ftesa përmban edhe parashtrimin e përmbledhur të faktit që rezulton nga hetimet e bëra deri në atë çast. 4. Ftesa njoftohet të paktën tri ditë para asaj që është caktuar për paraqitje, me përjashtim të rasteve të ngutshme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →