Neni 310
"Njoftimi i të pandehurit për të marrë pjesë në kontrollime e sekuestrime (Shtuar paragrafi 2 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) 1. Prokurori, kur do të kryejë kontroll ose sekuestrim njofton të pandehurin që të jetë i pranishëm së bashku me mbrojtësin e zgjedhur dhe, kur nuk e ka këtë, cakton një mbrojtës kryesisht. 2. Kur i pandehuri dhe mbrojtësi i tij janë njoftuar rregullisht, por nuk janë të pranishëm pa shkak të arsyeshëm, caktohet një mbrojtës kryesisht. Kjo gjendje pasqyrohet në procesverbalin përkatës."