Neni 307
"Paraqitja vetë për të bërë deklarime (Shtuar pika 3 dhe pika 3 ekzistuese numërohet pika 4, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ai që ka marrë dijeni se ndaj tij zhvillohen hetime, ka të drejtë të paraqitet te prokurori dhe të bëjë deklarime. 2. Kur ai që paraqet vetë e kundërshton faktin për të cilin procedohet dhe lejohet të parashtrojë shfajësimet e tij, veprimi i kryer barazohet me marrjen në pyetje. 3. Zbatohen parashikimet e neneve 34/a dhe 38 të këtij Kodi. 4. Paraqitja vetë nuk pengon zbatimin e masave të sigurimit."