Neni 296
"Të dhëna mbi personin ndaj të cilit zhvillohen hetimet (Shtuar fjalë në pikën 1, ndryshuar dhe shtuar fjalë në pikën 2 dhe ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Oficerët e policisë gjyqësore marrin të dhëna nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet në praninë e detyrueshme të mbrojtësit të tij, me përjashtim të rasteve të personit të arrestuar në flagrancë ose të ndaluar, të cilët merren në pyetje sipas rregullave të nenit 256. Kur mbrojtësi nuk është gjetur ose nuk është paraqitur, policia gjyqësore kërkon nga prokurori që të caktojë një mbrojtës tjetër. Në çdo rast përpara se të procedohet me marrjen në pyetje atij i jepet letra e të drejtave. Zbatohen rregullat e neneve 34/a dhe 38 të këtij Kodi. 2. Në vendin e ngjarjes ose menjëherë pas konstatimit të faktit oficerët e policisë gjyqësore, edhe pa praninë e mbrojtësit, mund të marrin nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet, qoftë edhe i arrestuar në flagrancë ose i ndaluar, të dhëna të nevojshme për vazhdimin e hetimeve. Të dhënat e marra nuk dokumentohen dhe ndalohet përdorimi i tyre si provë. 3. Kur personi ndaj të cilit zhvillohen hetime paraqitet vetë dhe kërkon të japë deklarime, policia gjyqësore procedon me marrjen tyre. Nuk lejohet përdorimi i tyre në gjykim, me përjashtim të rastit kur kundërshtohet përmbajtja e deklarimit të bërë para gjykatës."