Neni 297
"Marrja e të dhënave të tjera (Shtuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Policia gjyqësore merr të dhëna nga personat që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit. 2. Zbatohen dispozitat e neneve 155 deri 160. 3. Nëse të dhënat duhet të merren nga një i mitur, duhet të sigurohet prania e prindit ose kujdestarit, ose e një personi të rritur, të zgjedhur nga i mituri, si dhe prania e psikologut."