NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 295

"Identifikimi i personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe i personave të tjerë (Ndryshuar titulil, pika 1 numërohet pika 2, pika 2 numërohet pika 4, pika 3 numërohet pika 5 e shtuar fjalë dhe shtuar pika 1 dhe 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Policia gjyqësore identifikon personin ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe personat që mund të referojnë të dhëna të dobishme për rindërtimin e faktit. 2. Për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet policia gjyqësore kryen të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe rilevimet daktiloskopike, fotografike dhe antropometrike. 3. Kur identifikimi përfshin marrjen e kampionëve biologjikë, policia gjyqësore procedon sipas nenit 201/a të këtij Kodi. 4. Kur ai refuzon të identifikohet ose jep gjeneralitete apo dokumente identifikimi që dyshohet se janë të rreme, policia gjyqësore e shoqëron në zyrat e saj dhe e mban atje për aq kohë sa është e domosdoshme për identifikimin, por jo më tepër se dymbëdhjetë orë. 5. Për shoqërimin dhe lirimin ose për çdo veprim të kryer sipas këtij neni vihet menjëherë në dijeni prokurori."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →