Neni 290
"Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit (Hequr fjalë dhe ndryshuar fjalë në shkronjën “c” të pikës 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Procedimi penal nuk mund të fillojë kur: a) personi ka vdekur; b) personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale; c) mungon ankimi i viktimës ose ajo e tërheq ankimin; ç) kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston; d) vepra penale është shuar; dh) është dhënë amnisti; e) në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji."