NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 289

"Lejimi për të kryer veprime (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21, datë 10.3.2014; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndaj tij ose personave të tjerë, ndaj të cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt. 2. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana të reja, prokurori mund t’i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtij Kodi. 3. Heqja e masës së arrestit në flagrancë, sipas paragrafit 3, të nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin t’i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1 të nenit 288."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →