Neni 291
"Vendimi për mosfillimin e procedimit (Shtuar pikat 3, 4, 5 dhe fjalë në pikën 1, ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit, prokurori jep vendim të arsyetuar për mosfillimin e procedimit brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit. 2. Vendimi u njoftohet menjëherë atyre që kanë bërë kallëzim ose ankim, viktimës ose trashëgimtarëve të saj, të cilët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit. 3. Ankimi shqyrtohet nga gjyqtari që gjykon kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake, i cili jep vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e ankimit. Ankimi shqyrtohet në seancë gjyqësore, por kur palët nuk paraqiten pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos mbi aktet e paraqitura. 4. Kur e gjen të bazuar ankimin, gjykata urdhëron prokurorin të regjistrojë procedimin dhe të kryejë hetimet e nevojshme, duke përcaktuar edhe drejtimin e tyre. 5. Kundër vendimit palët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit brenda 10 ditëve. Gjykata e apelit vendos brenda 30 ditëve nga marrja e akteve."