Neni 288
"(Ndryshuar me ligjin nr. 21, datë 10.3.2014 dhe nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrolli personal ose i banesës, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi. 2. Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë Kod për kryerjen e veprimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Ajo shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij. 3. Kur deputeti është arrestuar në flagrancë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin. Kur Kuvendi vendos heqjen e masës së arrestit në flagrancë, deputeti lirohet menjëherë."