Neni 287
"Regjistrimi i njoftimit të veprave penale 1. Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale. 2. Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale."