Neni 286
"Tërheqja e ankimit 1. Tërheqja e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit me deklaratë të paraqitur në organin që procedon. 2. Tërheqja e ankimit mund të bëhet në çdo fazë të procedimit, gjersa vendimi i gjykatës nuk ka marrë formën e prerë. 3. Shpenzimet e procedimit janë në ngarkim të atij që tërheq ankimin, përveçse kur në aktin e tërheqjes është parashikuar, me marrëveshje, që ato të jenë tërësisht ose pjesërisht në ngarkim të atij kundër të cilit është bërë ankimi."