search KËRKO
Kodi i Procedurës Penale

Neni 285

"Heqja dorë nga e drejta e ankimit 1. Heqja dorë nga e drejta e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit me deklaratë të nënshkruar ose me gojë para prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore, i cili mban procesverbal të nënshkruar detyrimisht nga deklaruesi. 2. Heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme. 3. Në të njëjtën deklaratë mund të bëhet heqja dorë edhe nga padia civile."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI