Neni 284
"Ankimi (Ndryshuar pika I me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar numrat e fjalë dhe hequr numrat në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Për veprat penale të parashikuara nga nenet 84, 89, 102 paragrafi i parë, 105, 106, 130, 148, 149, 243, 254, 264, 275, 290 paragrafi i parë dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e viktimës, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit. 2. Ankimi bëhet nga viktima te prokurori ose në policinë gjyqësore me anën e një deklarate, në të cilën personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm, shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale. 3. Kur ankimi bëhet me gojë procesverbali që mbahet për këtë qëllim nënshkruhet nga ankuesi ose përfaqësuesi i tij. 4. Ai që merr ankimin sigurohet për identitetin e ankuesit dhe i dërgon aktet prokurorit. 5. Për rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi bëhet në gjykatë nga viktima akuzuese."