NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 283

"Kallëzimi nga ana e shtetasve (Ndryshuar numri dhe shtuar fjalia në pikën 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm. 2. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit. 3. Kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 194. Të dhënat e përmbajtjes së kallëzimit anonim mund të verifikohen nga prokurori ose policia gjyqësore për të siguruar elementë të provës, që konfirmojnë vërtetësinë e tyre."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →