NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 279

"Detyrimi për të ruajtur sekretin (Ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe shtuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve. 2. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e prokurorit. 3. Edhe kur aktet nuk mbrohen më nga sekreti, sipas paragrafit 1, të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme për vazhdimësinë e hetimeve, prokurori mund të disponojë me vendim të arsyetuar: a) detyrimin e ruajtjes së sekretit për akte të veçanta, kur i pandehuri jep pëlqimin ose kur njohja e përmbajtjes së aktit mund të pengojë hetimet ndaj personave të tjerë; b) ndalimin e publikimit të përmbajtjes së akteve të veçanta apo të dhënave të posaçme që lidhen me veprime hetimore të caktuara."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →