NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 279-a

"E drejta e viktimës për informim (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Për shkaqe të ligjshme, viktima, përfaqësuesi ligjor ose mbrojtësi i saj kanë të drejtë të kërkojnë informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të njihen dhe të marrin kopje të akteve dhe provave që ndodhen në fashikullin e prokurorit. 2. Prokurori mund të refuzojë kërkesën kur: a) interesi i ruajtjes së fshehtësisë së hetimit tejkalon interesin e viktimës; b) interesi i të pandehurit tejkalon interesin e viktimës; c) viktima nuk është pyetur ende si dëshmitar. 2. Viktima, përfaqësuesi ligjor ose mbrojtësi i saj kanë të drejtë të kërkojnë informacion në lidhje me vendosjen, vazhdimin, zëvendësimin apo heqjen e masave të sigurimit ndaj të pandehurit, përveçse kur njoftimi për këto fakte mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e të pandehurit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →