Neni 278
"Kompetencat e gjykatës së shkallës së parë në hetimet paraprake (Shtuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar fjalë në titull dhe ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjatë hetimeve paraprake, për rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit, viktimës dhe palëve private, vendos gjykata. 2. Kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake, sipas paragrafit 1, të këtij neni, shqyrtohen nga i njëjti gjyqtar."