Neni 265
"Pezullimi i afateve të paraburgimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8570, datë 20.1.2000) 1. Afatet e parashikuara nga neni 263 pezullohen me vendim të ankimueshëm të gjykatës: a) për kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të veprimeve apo kërkesave të padrejta të bëra nga i pandehuri ose mbrojtësi i tij, përveç rasteve kur kërkesa bëhet për marrjen e provës; b) për kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të mosparaqitjes ose të largimit të një a më shumë mbrojtësve, që lënë pa ndihmë një a më shumë të pandehur."