NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 266

"Disponimet në rastet e lirimit nga burgu 1. Ndaj të pandehurit të liruar nga burgu për shkak të mbarimit të afateve, gjykata, kur ekzistojnë ende arsyet për të cilat ishte vendosur paraburgimi, cakton masa të tjera sigurimi në qoftë se janë kushtet e kërkuara. 2. Paraburgimi, kur është i nevojshëm, rivihet në fuqi: a) kur i pandehuri i ka shkelur me dashje urdhrat e dhëna në lidhje me një masë sigurimi të marrë në bazë të paragrafit 1, por gjithnjë kur ekzistojnë nevojat e sigurimit; b) me vendimin e dënimit, kur ekziston nevoja e sigurimit të parashikuar nga neni 228, paragrafi 3. 3. Me rivënien në fuqi të paraburgimit, afatet fillojnë të ecin përsëri, por për efekt të llogaritjes së afatit të kohëzgjatjes së përgjithshme të paraburgimit mbahet parasysh edhe paraburgimi i vuajtur më parë. 4. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore mund të ndalojnë të pandehurin, i cili, duke shkelur urdhrat që lidhen me një masë sigurimi të marrë në bazë të paragrafit 1, ka ikur. Zbatohen, për aq sa pajtohen, dispozitat mbi ndalimin e personit të dyshuar për veprën penale."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →