NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 264

"Zgjatja e paraburgimit (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.8570, datë 20.1.2000) 1. Në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, kur është urdhëruar ekspertimi i gjendjes mendore të të pandehurit, afatet e paraburgimit zgjaten për kohën që është caktuar për kryerjen e ekspertimit. Zgjatja vendoset nga gjykata, mbi kërkesën e prokurorit, pasi dëgjohet mbrojtësi. Kundër vendimit mund të bëhet apel ose rekurs i drejtpërdrejtë në Gjykatën e Lartë. 2.Gjatë hetimeve paraprake, prokurori mund të kërkojë zgjatjen e afateve të paraburgimit, që janë në mbarim e sipër, kur ekzistojnë nevoja të rëndësishme sigurimi dhe verifikimet veçanërisht komplekse e bëjnë të domosdoshme këtë zgjatje. Gjykata pasi dëgjon prokurorin dhe mbrojtësin merr vendim. Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj. 3. Kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →