Neni 25
"Ushtrimi i funksioneve të prokurorit (Ndryshuar pika 2 dhe 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Funksionet e prokurorit ushtrohen: a) në hetimet paraprake dhe në gjykimet e shkallës së parë, nga prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë; b) në gjykimet e çështjeve të ankimuara, nga prokurorët pranë gjykatave të apelit dhe pranë Gjykatës së Lartë. 2. Në ushtrimin e funksioneve të tij prokurori është i pavarur. Rregullat për mënyrën e ushtrimit të funksioneve nga prokurori parashikohen në ligj. 3. Për veprat penale të parashikuara nga neni 75/a, i këtij Kodi, funksionet, sipas nenit 24, të tij, ushtrohen në të gjitha shkallët e gjykimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme."