Neni 24
"Funksionet e prokurorit (Shtuar pika “5” me ligjin nr.8460, datë 11.2.1999 dhe ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002 dhe nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prokurori ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, drejton dhe kontrollon hetimet paraprake dhe veprimtarinë e policisë gjyqësore, si dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm, merr masa për ekzekutimin e vendimeve penale, mbikëqyr ekzekutimin e tyre, si dhe ushtron funksionet e bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. 2. Prokurori ka të drejtë të mos fillojë procedimin, të pushojë akuzën ose çështjen, t’i kërkojë gjykatës pushimin e akuzës ose çështjes, si dhe të kërkojë dërgimin e çështjes në gjyq, sipas rasteve të parashikuara nga ky Kod. 3. Prokurori ka të drejtë të lidhë marrëveshje bashkëpunimi, të hartuara në zbatim të nenit 37/a, të këtij Kodi, dhe të dispozitave ligjore të veçanta për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. 4. Prokurori mund të arrijë një marrëveshje mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit, në përputhje me nenin 406/d e vijues të këtij Kodi. 5. Prokurori mund të paraqesë në gjykatë kërkesë për miratimin e urdhrit penal sipas parashikimeve të këtij Kodi. 6. Kur nuk është i nevojshëm ankimi i viktimës, ndjekja penale ushtrohet kryesisht."