Neni 26
"Heqja dorë e prokurorit (Shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prokurori ka për detyrë të heqë dorë kur ekzistojnë arsye njëanësie për rastet e parashikuara nga neni 17. 2. Mbi deklarimin e heqjes dorë vendosin, sipas detyrave përkatëse, drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë, i prokurorisë pranë gjykatës së apelit dhe Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Për drejtuesit e prokurorive vendosin titullarët e prokurorive të një shkalle më lart. 3. Me vendimin që pranon deklarimin e heqjes dorë, prokurori që ka hequr dorë zëvendësohet me një prokuror tjetër."