Neni 248
"Marrja në pyetje e personit të arrestuar (Shtuar fjalia në pikën 1 e pika 4 dhe 6, ndryshuar pika 2 e pika 4 numërohet pika 5, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Jo më vonë se tri ditë nga zbatimi i masës, gjykata e merr në pyetje personin për të cilin ka vendosur arrestin në burg ose në shtëpi. Për masat e tjera të sigurimit, shtrënguese ose ndaluese, gjykata procedon me marrjen në pyetje brenda pesë ditëve nga zbatimi i masës. Mbrojtja ka të drejtë të njihet me aktet dhe të marrë kopje të tyre. 2. Nëpërmjet marrjes në pyetje, gjykata verifikon kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, të parashikuara nga nenet 228, 229 dhe 230 të këtij Kodi. Kur këto kushte nuk ekzistojnë, gjykata vendos revokimin ose zëvendësimin e masës. Në të kundërt, gjykata vendos vazhdimin e zbatimit të saj. Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 48 orëve. 3. Në pyetjen e të arrestuarit marrin pjesë prokurori dhe mbrojtësi, të cilët lajmërohen nga sekretaria e gjykatës. 4. Gjatë debatit gjyqësor palët kanë të drejtë të paraqesin prova, me përjashtim të provave me dëshmitarë. 5. Kur pyetja e të arrestuarit duhet të bëhet në gjykatën e një rrethi tjetër, gjykata kërkon që pyetja të bëhet nga një gjyqtar i asaj gjykate. 6. Prokurori nuk mund të marrë në pyetje personin e arrestuar përpara se gjykata të procedojë, sipas paragrafit 1 të këtij neni."