NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 247

"Kërkimi i personit që nuk gjendet (Shtuar pika 3/1 dhe 3/2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur personi ndaj të cilit është marrë masa nuk gjendet, oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore mban procesverbal, në të cilin tregon kërkimet e bëra dhe ia dërgon atë gjykatës që ka dhënë vendimin. 2. Kur gjykata çmon se kërkimet janë bërë të plota, deklaron ikjen e personit. 3. Me aktin që deklaron ikjen, gjykata i cakton personit që ka ikur një mbrojtës dhe urdhëron që të depozitohet në sekretari kopja e vendimit me të cilin është caktuar masa e zbatuar. 3/1. I ikur konsiderohet personi që megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet zbatimit të masave të sigurimit, të parashikuara nga nenet 233, 235, 237 dhe 238 të këtij Kodi, ose dënimit me burgim. 3/2. Pasojat procedurale të ikjes veprojnë vetëm brenda procedimit për të cilin ajo është deklaruar. Gjendja e ikjes ruhet derisa masa e sigurimit ekzekutohet, revokohet, humbet fuqinë, ose kur shuhet vepra penale apo dënimi për të cilin është vendosur masa. 4. Me të ikurin barazohet, për çdo efekt, i larguari nga vendi ku ruhet. 5. Për të lehtësuar kërkimin e personit të ikur, gjykata mund të urdhërojë përgjimin e bisedave telefonike dhe të formave të tjera të komunikimit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →