NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 209

"Sekuestrimi i korrespondencës (Shtuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003) 1. Kur gjykata ka arsye të bazuara të mendojë se në zyrat postare ose telegrafike gjenden letra, letra me vlerë, zarfe, pako, telegrame dhe objekte të tjera të korrespondencës që janë dërguar nga i pandehuri ose që i drejtohen atij, qoftë edhe me emër tjetër ose nëpërmjet një personi tjetër, vendos sekuestrimin e tyre. 2. Kur sekuestrimin e kryen një oficer i policisë gjyqësore, ai duhet t’i dorëzojë organit gjyqësor objektet e sekuestruara të korrespondencës pa i hapur dhe pa u njohur me ndonjë mënyrë tjetër me përmbajtjen e tyre. 3. Objektet e sekuestruara që nuk hyjnë në korrespondencën e sekuestrueshme i kthehen atij që i takojnë dhe nuk mund të përdoren."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →