Neni 210
"Sekuestrimi pranë bankave (Shtesë në pikën 1 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003) 1. Gjykata mund të vendosë sekuestrimin pranë bankave të dokumenteve, letrave me vlerë, shumave të depozituara në llogari rrjedhëse dhe çdo gjëje tjetër, edhe nëse gjenden në kasetat e sigurisë, kur ka arsye të bazuara për të menduar se ato kanë lidhje me veprën penale, edhe kur nuk i përkasin të pandehurit ose kur nuk janë në emër të tij. Në raste të ngutshme ky vendim mund të merret nga prokurori."