NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 208-a

"Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike (Shtuar me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008; ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Në rastin e procedimeve për krime që lidhen me teknologjinë e informacionit, gjykata, me kërkesën e prokurorit, urdhëron sekuestrimin e të dhënave ose sistemeve kompjuterike. Në këtë vendim gjykata përcakton të drejtën për të hyrë, kërkuar dhe marrë të dhënat kompjuterike në sistemin kompjuterik, si dhe ndalimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme apo sigurimin e të dhënave ose të sistemit kompjuterik. 2. Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për të menduar se të dhënat e kërkuara kompjuterike janë memorizuar në një sistem tjetër kompjuterik apo në një pjesë të tij dhe këto të dhëna janë në mënyrë të ligjshme të kapshme prej ose janë të disponueshme nga sistemi kompjuterik fillestar, që kontrollohet, gjykata, me kërkesë të prokurorit, urdhëron menjëherë kërkimin ose hyrjen edhe në këtë sistem kompjuterik. 3. Në zbatim të vendimit të gjykatës, prokuroria ose oficeri i policisë gjyqësore, i deleguar nga prokurori, merr masa: a) për të ndaluar kryerjen e veprimeve të mëtejshme ose për të siguruar sistemin kompjuterik, vetëm të një pjese të tij ose të një mjeti tjetër memorizimi të dhënash; b) për të nxjerrë dhe marrë kopje të të dhënave kompjuterike; c) për të penguar hyrjen në të dhënat kompjuterike, ose për t’i hequr këto të dhëna nga sistemet kompjuterike me të drejtë hyrjeje; ç) për të siguruar paprekshmërinë e të dhënave përkatëse, të memorizuara. 4. Për zbatimin e këtyre veprimeve, prokurori mund të urdhërojë thirrjen e një eksperti, i cili ka njohuri rreth funksionimit të sistemeve kompjuterike apo të masave të zbatuara për mbrojtjen e të dhënave kompjuterike në të. Eksperti i thirrur nuk mund të refuzojë detyrën pa shkaqe të arsyeshme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →