Neni 208
"Objekti i sekuestrimit (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjyqtari ose prokurori disponojnë me vendim të arsyetuar sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që lidhen me veprën penale kur ato janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve. 2. Sekuestrimin e kryen vetë ai që ka nxjerrë vendim ose oficerët e policisë gjyqësore të deleguar me të njëjtin vendim. 3. Kopja e vendimit të sekuestrimit i dorëzohet të interesuarit."