Neni 207
"Sekuestrimi gjatë kontrollit (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Sendet e gjetura gjatë kontrollit sekuestrohen, me kusht që të jenë të përcaktuara në vendimin për lejimin e kontrollit. 2. Sende të tjera të gjetura gjatë kontrollit, që nuk përfshihen në vendimin përkatës, por që lidhen me të njëjtën vepër penale, mund të sekuestrohen duke respektuar dispozitat për sekuestrimet. 3. Kur gjatë kontrollit zbulohen sende që nuk kanë lidhje me veprën penale për të cilat është dhënë vendimi i kontrollit, por që lidhen me një vepër tjetër penale që ndiqet kryesisht, sendet e zbuluara sekuestrohen. 4. Për sekuestrimet e kryera në kushtet e paragrafëve 2 dhe 3, të këtij neni, zbatohen kriteret e nenit 301 të këtij Kodi. SEKSIONI III SEKUESTRIMET"