NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 165

"Përgjegjësia për dëshmi të rreme ose refuzim për të dëshmuar (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur gjatë pyetjes dëshmitari bën thënie kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vë në dukje duke e paralajmëruar për përgjegjësinë penale për dëshmi të rreme. 2. Të njëjtin paralajmërim gjykata i bën edhe dëshmitarit që refuzon të dëshmojë. Kur dëshmitari ngul këmbë në mospranimin për të dëshmuar, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit. 3. Kur dëshmitari refuzon të dëshmojë, pasi kërkon masa mbrojtjeje apo kërkon të vihet në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, sipas legjislacionit në fuqi, prokurori nuk regjistron procedimin penal për dëshmi të rreme, derisa të vendoset për kërkesën e tij. 4. Kur me vendimin përfundimtar gjykata çmon se dëshmitari ka bërë dëshmi të rreme, gjykata i përcjell aktet prokurorit për të proceduar sipas ligjit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →