Neni 164
"Shoqërimi i detyrueshëm (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur dëshmitari, i thirrur rregullisht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm ose të vendosë gjobë deri në masën 30 000 lekë. 2. Gjykata mund të revokojë vendimin e dhënë sipas paragrafit 1, të këtij neni, ose të pakësojë masën e gjobës, kur rezulton se ka pasur shkaqe të arsyeshme. 3. Personi i shoqëruar me detyrim nuk mund të mbahet në dispozicion tej kohës së nevojshme për praninë e tij dhe sidoqoftë jo më shumë se njëzet e katër orë. 4. Parashikimet e pikave 1, 2 dhe 3, të këtij neni, vlejnë edhe për ekspertin dhe përkthyesin. 5. Parashikimet e pikave 1, 2 dhe 3, të këtij neni, nuk zbatohen për dëshmitarët e mitur."