NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 165-a

"Dëshmitari me identitet të fshehur (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur dhënia e dëshmisë mund të vendosë dëshmitarin ose anëtarët e familjes së tij në rrezik serioz për jetën apo shëndetin dhe i pandehuri akuzohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 234, 234/a, 234/b, 265/a, 265/b, 265/c, si dhe nuk zbatohet programi i mbrojtjes së dëshmitarëve, gjykata, me kërkesën e prokurorit, mund të vendosë zbatimin e teknikave të veçanta të marrjes në pyetje, sipas nenit 361/ b të këtij Kodi. 2. Kërkesa e prokurorit i paraqitet kryetarit të trupit gjykues në një zarf të mbyllur, me shënimin: “Konfidenciale: dëshmitar me identitet të fshehur”. Në kërkesë prokurori parashtron arsyet për nevojën e përdorimit të një ose disa prej teknikave të veçanta të marrjes në pyetje. 3. Në zarfin me shënimin e mësipërm, prokurori depoziton edhe zarfin e mbyllur që përmban identitetin e plotë të dëshmitarit me identitet të fshehur. Vetëm kryetari i trupit gjykues njihet me identitetin e vërtetë të dëshmitarit me identitet të fshehur dhe verifikon zotësinë dhe papajtueshmërinë me detyrën e dëshmitarit, sipas parashikimeve të këtij Kodi. Në çdo rast, mbi zarf shënohen në mënyrë të dukshme data, emri, nënshkrimi dhe funksioni i personave që kanë hapur zarfin dhe atyre që janë njohur me të dhënat që përmban zarfi. Pas kryerjes së verifikimeve, zarfi me identitetin e vërtetë të dëshmitarit me identitet të fshehur i kthehet prokurorit. 4. Gjykata shqyrton kërkesën e prokurorit në dhomë këshillimi dhe vendos me vendim të arsyetuar brenda dyzet e tetë orëve nga paraqitja e kërkesës. 5. Prokurori mund të ushtrojë ankim kundër vendimit të gjykatës brenda dyzet e tetë orëve nga njoftimi i vendimit. Gjykata e apelit shqyrton ankimin në dhomë këshillimi dhe vendos mbi ankimin brenda dyzet e tetë orëve nga marrja e akteve. Ky vendim është i paankimueshëm. 6. Kur pranon kërkesën e prokurorit, gjykata vendos pseudonimin e dëshmitarit dhe procedurat e fshehjes së identitetit, njoftimit, paraqitjes dhe pjesëmarrjes në procedim. Pyetja e dëshmitarit kryhet sipas rregullave të parashikuara në nenin 361/b të këtij Kodi. 7. Dëshmitari merr pjesë në të gjitha fazat e gjykimit vetëm me pseudonimin e vendosur nga gjykata, përveç rastit të parashikuar nga paragrafi 8 i këtij neni. 8. Pyetja e dëshmitarit me identitet të fshehur dhe caktimi i pseudonimit të tij gjatë fazës së hetimeve bëhen nga prokurori. Aktet ku ai merr pjesë, nënshkruhen me pseudonimin e caktuar. SEKSIONI II PYETJA E TË PANDEHURIT DHE E PALËVE PRIVATE"

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →