NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 123

"Caktimi i përkthyesit (Shtuar fjalia në pikën 1 dhe shtuar pika 4, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. I pandehuri që nuk njeh gjuhën shqipe ka të drejtë të ndihmohet falas nga një përkthyes për të kuptuar akuzën dhe për të ndjekur veprimet ku merr pjesë. Nëpërmjet përkthyesit ai është i detyruar të bëjë një deklaratë me shkrim që nuk e njeh gjuhën shqipe. Kur i pandehuri deklaron se e njeh gjuhën shqipe, mund të heqë dorë nga kjo e drejtë. 2. Autoriteti procedues cakton, gjithashtu, një përkthyes kur duhet të përkthehet një shkrim në gjuhë të huaj. 3. Përkthyesi caktohet edhe kur gjykata, prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore e njohin gjuhën që duhet të përkthehet. 4. Dispozitat për caktimin e përkthyesit për të pandehurin zbatohen edhe për viktimën."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →