NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 124

"Pazotësia dhe papajtueshmëria e përkthyesit (Ndryshuar fjalia e dytë e shkronjës “c” në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Nuk mund të kryej detyrën e përkthyesit: a) i mituri, ai që është ndaluar për të përkthyer, ai të cilit i është hequr zotësia juridike për të vepruar, personi i sëmurë mendërisht, ai të cilit i është ndaluar apo pezulluar ushtrimi i detyrave publike dhe i profesionit; b) personi ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi; c) personi, i cili nuk mund të pyetet si dëshmitar, ai që është thirrur si dëshmitar dhe si ekspert në të njëjtin proces ose në një proces që lidhet me këtë. Megjithatë, kur pyetet një person që nuk dëgjon, nuk flet ose që nuk dëgjon dhe nuk flet, interpreti mund të merret nga të afërmit e tij, nëse nuk kanë papajtueshmëri."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →