Neni 122
"Pavlefshmëria e procesverbalit dhe regjistrimit (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Procesverbali i mbajtur me shtypshkrim ose dorëshkrim është i pavlefshëm kur ka dyshime për identitetin e personave që kanë marrë pjesë ose kur mungon nënshkrimi i nëpunësit që e ka përpiluar. 2. Veç përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni, procesverbali i mbajtur me mjete audio ose audiovizive është i pavlefshëm për pjesën në të cilën përmbajtja e regjistrimit nuk është e kuptueshme. SEKSIONI IV PËRKTHIMI I AKTEVE"