Neni 116
"Transkriptimi i procesverbaleve te mbajtura me mjete të regjistrimit audio ose audiovizive (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Transkriptimi i procesverbaleve te mbajtura me mjete te regjistrimit audio ose audiovizive bëhet nga sekretari gjyqesor ose nën mbikqyrjen e tij nga teknike te caktuar nga gjykata për këtë qëllim, duke treguar në mënyrë të saktë të gjithë përmbajtjen e regjistrimit. 2. Transkripti nënshkruhet nga sekretari gjyqësor dhe personi që e ka kryer atë. 3. Transkriptimi i procesverbalit behet kur: a) kerkohet nga anetaret e trupit gjykues; b) kerkohet me shkrim nga palet ne gjykim dhe kjo kerkese miratohet nga kryetari i i trupit gjykues, pasi paguhen tarifat e vendosura per kete qellim, të përcaktuara me urdher te Ministrit te Drejtesise. Kur transkriptimi i procesverbalit kërkohet pas përfundimit të gjykimit, mbi kërkesën vendos kryetari i gjykatës. 4. Transkriptimi i regjistrimit mund te behet per të gjitha seancat e nje c’eshtjeje, per seanca te vec’anta ose per pjese te shkeputura prej tyre, sipas kerkeses se palës qe kerkon transkriptimin. Nëse kryhen gjatë gjykimit, materialet e transkriptimit i bashkëlidhen dosjes gjyqësore dhe janë pjesë përbërëse e saj. 5. Për dokumentimin e akteve gjatë fazës së hetimeve paraprake zbatohen, për aq sa është e mundur, dispozitat e mësipërme."