Neni 115
"Procesverbali i seancës (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur është e mundur, aktet e kryera gjatë seancës gjyqësore, si dhe çdo akt tjetër i kryer jashtë saj, dokumentohen nëpërmjet regjistrimit audio ose audioviziv. Regjistrimi fillon dhe mbaron në të njëjtën kohë me seancën gjyqësore. 2. Regjistrimi i seancës gjyqësore bëhet nga sekretari gjyqësor, nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e kryetarit të trupit gjykues. 3. Kur nuk eshte e mundur qe procesverbali te mbahet nepermjet regjistrimit audio ose audioviziv, ai mbahet duke bere nje permbledhje te sakte me shtypshkrim apo doreshkrim, nën mbikëqyrjen e kryetarit të trupit gjykues. 4. Procesverbali duhet te tregoje: a) tregimin e vendit, vitit, muajit, ditës dhe orës, në të cilat ka filluar dhe është përfunduar; b) përbërjen e gjykatës; c) emrin e prokurorit; ç) gjenealitetet e të pandehurit ose të dhëna të tjera personale që vlejnë për ta identifikuar, gjenealitetet e mbrojtësve, viktimës akuzuese, palëve private dhe të përfaqësuesve të tyre. d) gjenealitetet e personave që marrin pjesë në gjykim; dh) kur është rasti, shkaqet e mungesës së palëve, përfaqësuesve të tyre dhe personave që janë thirrur për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. 5. Procesverbali duhet te pershkruaje çdo akt te kryer gjate gjykimit dhe te pasqyroje në mënyrë të përmbledhur: a) kerkimet dhe pretendimet e palëve; b) pasqyrimin e saktë të emërtimit të çdo parashtrimi, memorieje apo diskutimi përfundimtar te paraqitur me shkrim nga palët, duke treguar edhe numrin e fletëve; c) pyetjet dhe deklarimet e personave qe marrin pjese ne gjykim, duke perfshire deshmitaret dhe ekspertet; c’) provat e marra; d) vendimet dhe urdhrat qe ka dhene gjykata gjate gjykimit. 6. Kur procesverbali mbahet ne forme te permbledhur me shtypshkrim apo doreshkrim dhe njera nga palet kerkon qe pjese nga theniet e saj apo të pales tjeter te perfshihen ne procesverbal, gjykata duhet ta marre parasysh kete kerkese. 7. Memoriet me shkrim të paraqitura nga palët, në mbështetje të kërkesave dhe konkluzioneve të tyre, i bashkohen procesverbalit. 8. Kur procesverbali mbahet ne forme te permbledhur me shtypshkrim apo doreshkrim, ai nenshkruhet ne fund te c’do faqeje nga sekretari dhe ne fund nga kryetari i trupit gjykues. Procesverbali eshte pjese perberese e dosjes gjyqesore dhe ruhet per aq kohe sa ruhet ajo. 9. Kur mbahet me regjistrim audio ose audioviziv, regjistrimi ruhet në programin elektronik përkatës për aq kohë sa ruhet dosja gjyqësore. 10. Palët kanë të drejtë në çdo kohë të marrin kopje të regjistrimit dhe procesverbalit të mbajtur me shtypshkrim apo dorëshkrim, kundrejt tarifave përkatëse."