Neni 117
"Nënshkrimi i procesverbalit (Shtuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Procesverbali i mbajtur në formë të shkruar, me përjashtim të atij që mbahet në seancën gjyqësore, pasi lexohet, nënshkruhet në fund të çdo flete nga ai që e ka përpiluar, nga ai që procedon dhe nga personat që kanë marrë pjesë. 2. Kur njëri nga pjesëmarrësit nuk do ose nuk është në gjendje të nënshkruajë, bëhet vërejtje ku tregohet edhe shkaku."