Neni 615
"Pezullimi i ekzekutimit (Shtuar shkro nja “d” dhe “dh”, shtuar paragraf me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; ndryshuar shkronja “a” e paragrafit të parë me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013) Ekzekutimi pezullohet: a) me vendim të gjykatës në rastet e parashikuara nga ligji; b) me kërkesë të kreditorit; c) me rastet e parashikuara nga shkronjat “c” dhe “ç” të nenit 297 të këtij Kodi, me përjashtim të shitjes në ankand të një sendi të paluajtshëm, për të cilin është shpallur lajmërimi; ç) në raste të tjera të parashikuara nga ligji; d) kur përmbaruesi gjyqësor, vetë ose me kujdesin e kreditorit, nuk gjen pasuri të debitorit, brenda 6 muajve nga fillimi i ekzekutimit; dh) kur kreditori nuk paraqitet, pa shkaqe të arsyeshme, brenda 3 muajve nga njoftimi i dytë shkresor, bërë nga përmbaruesi gjyqësor. Pas rënies së masës së pezullimit, ekzekutimi vazhdon nga veprimi procedural i mbetur në çastin e pezullimit."