Neni 614
"Kur gjykata pranon se personi i tretë është pronar i sendit të paluajtshëm të shitur në ankand dhe në bazë të vendimit që ka marrë formë të prerë, sendi i merret blerësit, ky ka të drejtë të kërkojë nga përmbaruesi gjyqësor çmimin që ka paguar në qoftë se ky nuk i është dhënë kreditorit. Kur ky i është dhënë kreditorit ka të drejtë të kërkojë prej tij si dhe nga debitori atë pjesë të çmimit që ka marrë nga shitja e sendit. Blerësi ka të drejtë, po ashtu, të kërkojë nga organi shtetëror kompetent që t’i kthe hen shumat që ai kishte paguar si taksë për kalimin e sendit në pronësi të tij. Kur sendi i paluajtshëm i është dhënë kreditorit kundrejt kredisë së tij, në bazë të vendimit të gjykatës, sendi i merret këtij, ky ruan të drejtën e tij, të kredisë kundrejt debitorit."